Armëpushimi në Siri

Armëpushimi në Siri që filloi sot, është respektuar në përgjithësi sot, por ka pasur disa raste dhune.

Media shtetërore njofton për një shpërthim makine bombë në rrethinat e qytetit Samamiyeh në rajonin e Hamës që shkaktoi vdekjen e dy ushtarëve. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin pranë hyrjes së qytetit.

Edhe në rajonin Latakia pranë kufirit me Turqinë pati njoftime për përledhje mes forcave qeveritare dhe grupeve kryengritëse.

Armëpushimi i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, hyri në fuqi dje në mesnatë, me kohën e Damaskut.