Zyrtarët e Bankës Qendrore takohen në Uashington

Zyrtarët e Bankës Qendrore Amerikane po takohen në Uashington, ndërsa analistët parashikojnë se Banka do të vazhdojë të shkurtojnë mbështetjen e drejtpërdrejtë për ekonominë.

Banka Qëndrore pritet ta bëjë të ditur vlerësimin e saj për ekonominë sot, pas një takimi dy-ditor. Ky është takimi i fundit për kreun e bankës, Ben Bernanke, i cili largohet në fund të javës pas një mandati 8 vjeçar. Nënkryetarja e tanishme Janet Yellen do të bëhet gruaja e parë që drejton këtë angjenci duke filluar nga e shtuna.

Për më shumë se një vit, Banka Qëndrore bleu 85 miliardë dollarë letra me vlerë çdo muaj për të ndihmuar ekonominë amerikane e cila po mëkëmbet nga recesioni i vitit 2008.

Banka e ka pakësuar blerjen e letrave me vlerë në 75 miliardë dollarë në muaj. Ekonomistët parashikojnë se banka qëndore do t’i pakësojë më tej blerjet dhe do t’u jap fund atyre këtë vit.