Debat në parlament për CEZ-in

Your browser doesn’t support HTML5

Në Tiranë parlamenti debatoi sot sërish për hetimet ndaj aferave korruptive me energjinë elektrike dhe kompaninë e shpërndarjes CEZ. Opozita këmbënguli të futet në punimet e parlamentit projekt-ligji i saj për hetime ndërkombëtare ndaj marrëveshjeve abuzive me energjinë. Por shumica socialiste nuk e futi kërkesën e opozitës në kalendarin e punimeve. Kontrolli i Lartë i Shtetit paditi ministrin e energjisë Damian Gjiknuri për shpërdorime detyre, që dëmtuan arkën e shtetit me afro 479 milionë euro.

Your browser doesn’t support HTML5

Debat në parlament për CEZ

Parlamenti shqiptar debatoi sot me tone të ashpra mbi hetimin ndërkombëtar që ka kërkuar opozita ndaj abuzimeve me financat e ish-kompanisë çeke të shpërndarjes së energjisë CEZ.

Deputetët e opozitës protestuan se kërkesa e tyre për të futur projekt-ligjin e saj në kalendarin e parlamentit nuk u plotësua përsëri. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, tha se javën e kaluar socialistët nuk e futën në rendin e ditës me procedurë të përshpejtuar, ndërsa sot nuk e futën as në kalendarin afatgjatë të punimeve normale të parlamentit.

Sipas tij, ky pengim i projekt-ligjit për hetim ndërkombëtar mbi abuzimet dhjetëra milionë euro me arkën e shqipërisë dhe atë të kompanisë së shpërndarjes së energjisë tregon se kush janë përgjegjësit e vërtetë të këtyre aferave.

Opozita ka kërkuar që kryetari i parlamentit të japë dorëheqjen si i përzierë në këto afera korruptive nga koha kur ishte ministër i energjisë, ë mënyrë që prokuroria të hetojë e lirë nga pengesat që ai mund të sjellë.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, tha se kërkesa e demokratëve për hetim përfshin vetëm pikën e fundit të marrëdhënieve me CEZ, jo një ndriçim të plotë të zhvillimeve shumëvjeçare, ndërsa prokuroria ka në dorë një padi nga KLSH dhe mund të fillojë hetimet, nëse e gjykon të arsyeshme.

Kontrolli i Lartë i Shtetit denoncoi dje për ndjekje penale ministrin e energjisë Damian Gjiknuri dhe juristen, të cilët përgatitën kontratën e fundit për mbylljen e konflikteve me CEZ me shtetin shqiptar.

KLSH deklaroi se dy zyrtarët i shkaktuan arkës së shtetit 479 milionë usd me kontratat që haraun me CEZ.

Ministri i energjisë, Damian Gjiknuri, deklaroi se akuzat nga KLSH ndaj tij sulme të pastra politike nga ana e opozitës dhe se ai nuk ka shkelur asnjë ligj.

Qeveria dhe opozita po shkëmbejnë akuza për afera korruptive me CEZ, nga privatizimi i operatorit të shpërndarjes së energjisë, puna e dobët gjatë 4 vjetëve, dështimi dhe prishja marrëveshjes dhe deri te futja e kompanive të ndërmjetme për të mbledhur faturat e papaguara.

Socialistët pohojnë se një hetim ndërkombëtar për cështje të brendshme do të ishte antikushtetuese, ndërsa juristët pohojnë se hetues të huaj mund të ndihmojnë grupin e hetuesve shqiptarë, madje qeveria ka kërkuar tashmë ndihmë në këtë formë nga qeveria amerikane.