Të vonuar nga moti i ftohtë i pazakontë në Washington, DC lulet e qershive janë më në fund në lulëzim të plotë.
Lulet e bardha dhe rozë tërheqin turma njerëzish në basenin Tidal në Uashington, një rezervuar artificial përgjatë së cilit janë rreshtuar me mijëra pemë.
Lulëzimi i përvitshëm dhe Festivali Kombëtar i Qershive që e shoqëron atë tërheq mijëra turistë. Këtë vit, moti i lagësht la pemët pa lule pak më gjatë se zakonisht.
Organizatorët e festivalit zgjatën disa aktivitete të planifikuara për të përkuar me lulëzimin aktual.
Në vitin 1912, qeveria japoneze i dhuroi Uashingtonit 3.000 pemë qershish si dhuratë. Çdo vit festivali përkujton marrëdhëniet japonezo-amerikane.