Presidenti kinez, këtë javë në SHBA

Presidenti Donald Trump pritet të takohet enjten dhe të premten me presidentin kinez Xi Jinping, në vendpushimin e Maralagos në Florida.

Takimi dy ditor do të përqëndrohet tek çështja e Koresë së Veriut dhe programin e saj bërthamor. Kërcënimet dhe sanksionet, duke përfshirë vendimin e fundit të Kinës për të ndalur importin e qymyrit, kanë dështuar të pengojnë makinerinë e Penianit për t'u bërë një fuqi e armatosur bërthamore.

Presidenti Trump tha se nëse Kina nuk do të zgjidhë problemin e Koresë së Veriut, "atë do t’a zgjidhim ne".

"Kina ka një ndikim të madh mbi Korenë e Veriut", i tha Donald Trump “Financial Times” të Londrës. "Kina duhet të vendosë ose të na ndihmojë me Korenë e Veriut ose jo. Në qoftë se nuk e bën, kjo nuk do të jetë një gjë e mirë për askënd", tha presidenti amerikan.

Ekspertët amerikanë kanë paralajmëruar se Koreja e Veriut po planifikon provën e saj të gjashtë bërthamore.

Tokioja e konsideroi “të patolerueshëm" provën e saj me raketa balistike në muajin shkurt mbi detin e Japonisë.