Ajo është kryediplomatja e parë amerikane që viziton Laosin në 57 vjet.
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton u bë kryediplomatja e parë amerikane që viziton Laosin në 57 vjet.
Sot ajo u takua me udhëheqës të Laosit për të diskutuar mbi mbrojtjen e mjedisit në deltën e poshtme të lumit Mekong si dhe për çështje të mbetura që nga lufta e Vietnamit.
Të dy palët biseduan mbi vazhdimin e ndihmës amerikane për shkatërrimin e bombave thërrmuese të pashpërthyera të hedhura në Laos midis viteve 1964 dhe 1975. Ata ranë gjithashtu dakord të shtojnë përpjekjet për të gjetur amerikanët të cilëve nuk i dihet fati që nga koha e luftës.
Zonja Clinton shkoi sot në Kamboxhia për të marrë pjesë në një konferencë rajonale.