Kryeministri çek do të kërkojë dorëheqjen

Czech Prime Minister and chairman of the Civic Democratic Party (ODS) Petr Necas (L) attends the party's congress in Brno November 4, 2012.

Kryeministri i Republikës Çeke, Petr Necas, bëri sot të njohur se do të kërkojë dorëheqjen, për shkak të disa ditë protestash. Ai tha se për të në plan të parë janë interesat e popullit, në vend të dytë intersat e partisë së tij, në vend të tretë ekzistenca e koalicionit dhe në plan të pestë, interesat e tij personale.

Zoti Necas ka qenë nën presion për të dhënë dorëheqjen, që kur policia zhvilloi kontrolle javën e kaluar dhe arrestoi 8 persona, përfshirë ndihmësen e tij, Jana Nagyova. Ndaj saj u ngritën akuza se kishte urdhëruar një agjenci ushtarake zbulimi të përgjonte tre njerëz, mes tyre edhe gruan e kryeministrit, por që nuk bashkëjeton me të.

Shtatë personat e tjerë të arrestuar, mes të cilëve kreu i zbulimit të ushtarisë dhe tre ish-ligjvënës të partisë së tij, u akuzuan për merrje rryshfeti dhe keqpërdorimin e pushtetit. Zoti Necas i ka mohuar akuzat ndaj ndihmëses Jana Nagyova dhe të tjerëve. Dorëheqja tij i jep fund qeverisë së koalicionit prej tre partish, që u krijua pas zgjedhjeve të 2010-ës.