Profesori i Universitetit Princeton Angus Deaton ka fituar çmimin Nobel për ekonominë "për analizat e tij mbi konsumin, varfërinë dhe mirëqenien".
Në një deklaratë të publikuar nga Akademia Mbretërore suedeze e Shkencave thuhet se studimet e zotit Deaton kanë ndihmuar në transformimin e fushës së mikroekonomisë, makroekonomisë dhe ekonomisë së zhvillimit”.
Deaton është shtetas britanik dhe amerikan i lindur në Skoci. Që nga viti 1983, ai është profesor i ekonomisë dhe i çështjeve ndërkombëtare në Universitetin Princeton të New Jersey-t.