Debati i republikanëve: Kritika ndaj presidentit Obama, replika ndaj njeri tjetrit

  • Zëri Amerikës

Debati i republikanëve: Kritika ndaj presidentit Obama, replika ndaj njeri tjetrit

Tetë kandidatët e deklaruar republikanë, që konkurojnë për emërimin e Partisë Republikane për në zgjedhjet e 2012-tës, zhvilluan mbrëmë në shtetin Ijova një debat, që u transmetua në television gjithë vendin. Ata e shfrytëzuan debatin për të kritikuar punën e presidentit Obama për rimëkëmbjen e ekonomisë, ndërsa e përqëndruan retorikën tek njeri tjetri.

Debati në Universitetin Shtetror të Ijavas në qytetin Ames u zhvillua vetëm disa ditë pas një votimi provë në panairin shtetror të Ijovas, që mund të identifikojë se cilët candidate kanë mundësi të fitojnë emërimin e Partisë Republikane për në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Një prej replikave kryesore u zhvillua mes dy kandidatëve nga shteti i Minesotës, ish guvernatori Tim Pawlenty dhe ligjvënësja Michelle Bachmann. Zoti Pawlenty foli me mospërfillje rreth shërbimit të zonjës Bachmann në Kongres, duke thënë se arritjet dhe rezultati i punës së saj nuk ekzistojnë. Ligjvënësja Bachmann u përgjigj duke e cilësuar mbështetjen në të kaluarën të zotit Pawlenty për kufizimin e çlirimit të dioksidit të karbonit dhe masa të tjera të ngjashme me ato të presidentit Obama.

Kandidatët e tjerë që morën pjesë në debatin e mbrëmshëm ishin ish guvenatori i shtetit, Mitt Romney, i cili gëzon mbështetje më të madhe për emërimin e Partisë Republikane; ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich; ish guvernatori i shtetit Utah dhe ish ambasador në Kinë, Jon Huntsman; ligjvënësi Ron Paul; ish senatori i Pennsylvanias, Rick Santorum, dhe afaristi Herman Cain.