Bill de Blasio, debat në një piceri

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio u bë shkak për debat në një piceri të Nju Jorkut, sepse me sa duket pa dashje fillojë ta hajë picën duke përdorur thikën dhe pirunin.

Kryebashkiaku i ri, i cili krenohet me prejardhjen e tij italiane, shpjegoi se ai e ha picën ashtu siç hahet në Itali.

Në atdheun e stërgjyshërve të mi, tha zoti de Blasio, është më e zakonshme që të hahet me thikë e pirun. Dhe, meqenëse kam qenë shpesh në Itali, e kam marrë atje këtë zakon për disa lloje të caktuara picash.

Ai filloi të përdorte thikën dhe pirunin pastaj duart. Por kjo nuk ka kuptim për shumë njujorkezë, të cilët mendojnë se pica duhet përthyer dhe pastaj hahet me duar.

Fotografitë e zotit de Blasio duke ngrënë pica me thikë dhe me pirun u përhapën menjëherë në Twiter dhe u bën objekt ironie, disa madje kërkuan edhe shkarkimin e tij.