SHBA: Ushtria e Kosovës, vetëm në bazë të ndryshimeve kushtetuese

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie tha të mërkurën se krijimi i ushtrisë së Kosovës është edhe synimi i Shteteve të Bashkuara por kjo gjë sipas tij duhet të bëhet në bazë të ndryshimeve kushtetuese. Gjatë një debati në Prishtinë ai tha se krijimi i ushtrisë në këtë kohë nëpërmjet një projektligji do të dëmtonte marrëdhëniet e Kosovës me partnerët e saj ndërkombëtarë. Shqetësimet e tij rreth kësaj çështjeje i ka shprehur gjatë vizitës dyditëshe në Kosovë edhe zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee.

Your browser doesn’t support HTML5

Delawie: Krijimi i ushtrisë së Kosovës, në bazë të ndryshimeve kushtetuese