Vazhdon dëmtimi i lumenjve në Shqipëri

  • Pëllumb Sulo

Në Shqipëri vazhdon dëmtimi i shtretëve të lumejve nga hedhja e mbetjeve urbane, si dhe ndërtimi i një numri të madh hidrocentralesh në rrjedhat e lumejve. Sipas drejtorit të përgjithshëm të emergjencave civile, Shemsi Premçi, të gjitha këto aktivitete kanë dëmtuar mjedisin dhe rrezikuar popullatën civile. Drejtori Premçi apeloi, gjatë një takimi të zhvilluar në Prefekturën e Shkodrës, për më shumë bashkëpunim mes pushtetit qendror dhe atij vendor në parandalimin e dëmtimit të mëtejshëm të lumejve.

Your browser doesn’t support HTML5

Dëmtimi i lumenjve në Shqipëri