Marshim kundër dhunës ndaj grave

  • Pëllumb Sulo

Your browser doesn’t support HTML5

Disa qindra qytetarë të Shkodrës, kryesisht të rinj e të reja, morën sot pjesë në një marshim paqësor me moton "Fund dhunës ndaj grave. Tani!". Marshimi u organizua nga shoqata "Gruaja tek Gruaja" dhe Bashkia e Shkodrës në kuadër të ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj grave. Organizatorët thanë se, përmes këtij manifestimi paqësor synojnë një ndërgjegjësim më të madh të komunitetit në parandalimin e dhunës ndaj grave. Vitet e fundit, në Veri të Shqipërisë janë shtuar rastet e denoncimit të dhunës ndaj grave si dhe janë shtuar urdhërat e mbrojtjes, të lëshuara nga gjykatat.

Your browser doesn’t support HTML5

Marshim kundër dhunës ndaj grave