Vende evropiane reagojnë ndaj tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani

  • Zëri Amerikës

Vende evropiane reagojnë ndaj tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani

Disa vende evropiane kanë reaguar ndaj planit për tërheqjen e turpave amerikane nga Afganistani.

Britania, Gjermania dhe Franca thonë se kanë në plan të ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara për tërheqjen e trupave. Sot, të tre këto vende bënë të njohur se do t’i japin fund luftimeve me kryengritësit afganë. Të tre këta aleatë kanë kontingjente më të vogla trupash në Afganistan, në kuadrin e operacionit të përbashkët të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO.

Kryeministri britanik David Cameron bisedoi me presidentin Obama para se ai të mbante fjalimin dhe i konfirmoi atij, se ashtu sikurse Shtetet e Bashkuara, Britania do t’i japë fund operacionit në Afganistan deri në fund të vitit 2014, duke ja lënë përgjegjësinë e sigurisë vetë afganëve. Britania ze vendin e dytë për numrin e trupave në Afganistan, me 9 mijë e 500 vetë.

Edhe Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle tha se vendi i tij do të fillojë gjithashtu pakëpsimin e 5 mijë trupave që ka në Afganistan. Që nga viti 2002 atje janë vrarë 52 ushtarë gjermanë.

Ndërsa presidenti francez Nikola Sarkozi tha se edhe 4 mijë trupat franceze do të tërhiqen nga Afgansinaui proporcionalisht me numrin dhe kohën e trupave amerikane. Në Afganistan janë vrarë 62 ushtarë francezë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fo Rasmussen, po ashtu e mirëpriti vendimin e presidentit Obama, duke e quajtur atë një “rezultat të natyrshëm” të përparimit që ka patur atje Aleanca. Ai tha Presidenti Obama e mori këtë vendim pas konsultimeve të afërta me aleatët e NATO-s.