Tirana pa makina, nisma sfidon ndotjen e ajrit

Niveli i ndotjes në Tiranë i kapërcen ndjeshëm normat e Bashkimit Europian. Matjet e fundit tregojnë për një ndotje mbi 20 për qind më shumë se ajo e lejuar nga BE dhe një nivel i lartë i ndotjes së ajrit nga grimcat e pluhurit.

Ekspertët e Agjencisë së mjedisit pohojnë se në rritjen e nivelit të ndotjes në kryeqytet ndikon trafiku i automjeteve, ndërtimet dhe mënyrat e pastrimit të kryeqytetit.

Ndotja e lartë është shtysa kryesore e nismës Tirana pa makina, e cila bashkoi sot shumë të rinj në rrugët kryesore për ndërgjegjësimin e banorëve.

Shkatërrimi i lulishteve dhe mbushja e tyre me ndërtime të larta është sipas veprimtarëve të mjedisit shkaku kryesor që Tirana ka ajrin më të ndotur në Europë.

Your browser doesn’t support HTML5

Tirana pa makina, nisma sfidon ndotjen e ajrit

Ndotja në kryeqytet e ka futur Tiranën ndër zonat me rrezik të lartë në indeksin shëndetësor të cilësisë së ajrit. Sipas OBSH, rreth 500 vdekje të parakohshme ndodhin në vit vetëm nga ndotja e ajrit, jetëgjatësia është ulur afro dy vjet.

Shkatërrimi i industrive të diktaturës u zëvendësuan me mijëra të automjete të vjetra e të reja që ndotin mjedisin.

Burimi kryesor i ndotjes së ajrit është djegia jo e plotë e karburanteve në automjetet rrugore dhe pranë rrugëve është përqëndrimi më i madh i ndotjeve.

Krahas dioksideve të karbonit, azotit, squfurit, një lëndë tjetër ndotëse janë pluhurat e ngurta, të cilat sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë ndotësit më të rrezikshëm urban për shëndetin e njeriut.

Ndotja ka ardhur si pasojë e shtimit të makinave dhe pakësimit të gjelbërimit urban, prerja e pyjeve.