Anija Dragon ankorohet në Stacionin Orbital

Ajo është planifikuar të qëndrojë në stacion për tre javë, si pjesë e një misioni furnizimi
Anija e telekomanduar e hapësirë, Dragon u ankorua në Stacionin Orbital Ndërkombëtar, pasi inxhinierët ndreqën një problem që vonoi ankorimin me një ditë.

Dragon u kap nga krahu robotik i stacionit sot paradite.

Anija në pronësinë e kompanisë private SpaceX, hasi problem pas nisjes të premten. Pak minuta pas nisjes, themeluesi i SpaceX njoftoi se tre nga katër pedaljet e manovrimit nuk u aktivizuan normalisht. Inxhinierët më pas arritën t’i vënë ato në funksionim të plotë.

Dragon është planifikuar të qëndrojë në stacion për tre javë, si pjesë e një misioni furnizimi. Kapsula ka pajisje shkencore, ushqim dhe pjesë këmbimi për stacionin me gjashtë persona në bord dhe do të kthehet në Tokë me mostra dhe sende të tjera.