Egjipti kujton të rënët në sheshin Tahrir

  • Zëri Amerikës
    Uashington

Egjipti kujton të rënët në sheshin Tahrir

Qindra protestues pro demokracisë u mblodhën gjatë natës në Kajro për të kujtuar ata që humbën jetën në kryengritjen e vitit të kaluar që solli përmbysjen e ish-presidentit Hosni Mubarak.

Njerëzit që mbushnin sheshin Tahrir mbanin qirinj në duar, këndonin këngë patriotike, valëvisnin flamuj egjiptianë dhe mbanin fotografi të anëtarëve të familjes dhe miqve që u vranë në trazirat politike dhe dhunën sektare.

Disa nga demonstruesit përsëritën gjithashtu thirrjet që këshilli ushtarak në pushtet të përshpejtonte planet për të transferuar pushtetin tek një qeveri civile.