Egjipt: Vëllazëria Myslimane bën thirrje për protesta

Gjeneralët në pushtet e minimizuan frikën e përhapur se janë duke kryer një grusht shteti
Në Egjipt, Grupimi Vëllazërimi Mysliman u zotua se do t’i bëjë rezistencë përpjekjeve të ditëve të fundit të qeverisë ushtarake për konsolidimin e pushtetit, ndërsa gjeneralët në pushtet e minimizuan frikën e përhapur se janë duke kryer një grusht shteti.

Vëllazëria Myslimane bëri sot thirrje për protesta mbarëkombëtare kundër deklaratës së qeverisë ushtarake, për t’i dhënë rol vendimmarrës qeverisë dhe gjykatave në politikën e brendshme dhe të jashtme, si dhe në procesin e hartimit të kushtetutës së vendit.

Lëvizja rinore “6 prilli” dhe disa nga sindikatat e vendit bënë thirrje për demonstrata masive për të kundërshtuar fuqizimin e drejtuesve ushtarakë. Këto zhvillime ndodhin ndësa Grupimi Vëllazëria Myslimanve deklaroi fitoren në zgjedhjet e para presidenciale të vendit pas largimit nga pushteti të ish-presidentit Hosni Mubarak.