Shqipëri: Kremtohet Fiter Bajrami

Mijëra besimtarë muslimanë shqiptarë festuan sot në Tiranë e në të gjithë vendin, Fiter Bajramin, dita kulmore e festës së tyre pas një muaj sakrifica dhe dhe meditimesh kushtuar profetit Muhamed.

Your browser doesn’t support HTML5

Shqipëri: Kremtohet Fiter Bajrami

Në kryeqytetin e Shqipërisë ata u bashkuan si edhe herë të tjerë me mijëra për të kryer faljet dhe ceremonitë e posaçme të kësaj feste në shëtitoren Dëshmorët e Kombit. Drejtuesit më të lartë të lartë komuntetit musliman mbajtën fjalime mbi sakrificat e besimtarëve dhe përkushtimin e tyre ndaj profetit, bashkë me lutjet për zhvillim, paqe e begati.

Kryetari i komunitetit musliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj tha se festa e Bajramit është lehtësimi i shpirtit, është kënaqësia e brendshme që buron nga përmbushja e shpresës së adhurimit dhe përfitimit të faljes prej Allahut. Besimtarët festojnë pas një muaj sakrificash, larg kërkesave materiale të njeriut. Bajrami i vërtetë erdhi së bashku me profetin Muhamed mbi këtë botë dhe dhe vazhdon çdo ditë që besimtarët ndjekin porositë e tij.

Bashkësia Muslimane është më e madhja në Shqipëri dhe ashtu si besimet e tjera po shtojnë numrin e besimtarëve dhe objekteve të kultit në një liri të plotë dhe përkushtim fetar, pas 50 vjet ndalimi dhe vrasjesh dhe burgosjesh të klerikëve nga diktatura komuniste.

Në gjithë historinë e vendit asnjë regjim nuk ka mundur të dëmtojë harmoninë ndërfetare shumëshekullore, apo të provokojë ndonjë konflikt ndërfetar, ndonëse ka shkatërruar mjaft objekte kulti dhe ka ndëshkuar mijëra besimtarë.