Ende pa marrëveshje për barrikadat në veri

Ende pa marrëveshje për barrikadat në veri

Në Kosovë, përfaqësuesit politikë të serbëve në veri, thanë se janë të gatshëm të bëjnë largimin e pjesshëm të barrikadave në rrugët e zonës për të lejuar lëvizjen e trupave të NATO-s, por jo edhe të forcave të EULEX-it dhe të Kosovës. Ky qëndrim, që ende nuk është komentuar nga zyrtarët e KFOR-it pasoi refuzimin disaditësh të serbëve për të përmbushur kërkesat e KFOR-it për zhbllokim të tërësishëm të rrugëve në veriun e Kosovës.