Erdogan i shpreh Prishtinës gatishmërinë për ta ndihmuar në bisedimet me Beogradin

Erdogan i shpreh Prishtinës gatishmërinë për ta ndihmuar në bisedimet me Beogradin

Kryeministri turk Recep Taip Erdogan i cili qëndroi për një vizitë dyditëshe në Kosovë, shprehu gatishmërinë e tij për të ndihmuar bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ai tha se këto bisedime do të ndihmojnë paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon, por do të ndikojnë edhe në shtimin e njohjeve për pavarësinë e Kosovës.