Bashkimi Evropian vlerësoi të enjten se Kosovës i duhet qëndrueshmëri dhe udhëheqësit politik duhet të veprojnë me përgjegjësi në situatën e krijuar pas rrëzimit të qeverisë së kryeministrit Albi Kurti.
Zëdhënësja Ana Pisonero tha se mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Kosovës e ka vënë atë në situatë të vështirë në kohën e krizës së pashembullt të shkaktuar nga koronavirusi.
Vote on no confidence motion for the government puts Kosovo in a difficult political situation at a time of an unprecedented crisis caused by #coronavirusWhat #Kosovo needs is stability and to direct all efforts to tackle the coronavirus crisis and protect the health of people
— AnaPisonero (@APisoneroECSpox) March 26, 2020
“Ajo që i duhet Kosovës është qëndrueshmëria dhe përqendrimi i përpjekjeve për të trajtuar krizën me koronavirusin dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”.
Të gjithë udhëheqësit politik duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe në interes të qytetarëve të Kosovës, shkroi ajo, duke nënvizuar se “hapat e ardhshëm pas votimit të djeshëm duhet të jenë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës”.
Parlamenti i Kosovës miratoi të mërkurën mbrëma mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Kosovës, që u hodh nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Mocioni pasoi shkarkimin e ministrit të Brendshëm nga radhët e saj, Agim Veliu nga ana kryeministrit Albin Kurti javën e kaluar, për shkak të mospajtimeve rreth deklarimit apo jo të gjendjes së jashtëzakonshme.
Lexoni edhe këtë Bie qeveria e KosovësQeveritë e Gjermanisë dhe Francës i kërkuan me herët gjatë javës Lidhjes Demokratike e Kosovës të rishqyrtojë vendimin për mocionin e mosbesimit. Përmes një letre proteste dërguar një ditë para seancës së parlamentit zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, diplomatët e të dyja vendeve i kërkuan atij që të njoftojë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa mbi shqetësimet e dy kryeqyteteve... dhe të rishqyrtojë vendimin për mocionin e mosbesimit...”.
Ambasada amerikane mbështeti të martën ndërkaq caktimin e seancës për mocionin e mosbesimit.
Lexoni edhe këtë Kosovë: Ambasadori amerikan mbështet seancën për mocionin e votëbesimit