Astronomët evropianë zbulojnë sistem të ri planetar

  • Zëri Amerikës

Astronomët evropianë zbulojnë sistem të ri planetar

Astronomët evropianë thonë se kanë zbuluar një sistem të ri planetar me të paktën pesë planete që sillen në orbitën e një ylli të ngjashëm me diellin.

Shkencëtarët që studiojnë planetet jashtë sistemit tonë diellor në Obzervatorin Jugor Evropian e bënë njoftimin të martën. Ata thanë se planetet sillen në orbitë përqark yllit të quajtur HD10180, i cili gjendet në plejadën Hydrus, rreth 127 vite dritë larg tokës.

Shkencëtarët thonë se pesë planetet e zbuluara kanë madhësinë e planetit Neptun. Ata gjithashtu thonë se edhe dy planete të tjera mund të jenë në atë plejadë dhe se njëri mund të ketë madhësinë e Saturnit nderkohë që tjetri mund të jetë 1.4 herë sa masa e tokës, duke e bërë atë planetin më të vogël të zbuluar deri tani.

Planeti i vogël po ashtu mendohet të jetë më pranë yllit, ku një vit atje mendohet se ka 1.18 ditë në tokë.

Shefi i kërkimeve Christophe Lovis tha se zbulimi sinjalizon një epokë të re në kërkimet komplekse planetare dhe jo vetëm të planeteve individuale.