Përmbytjet nëpër Evropë

Vullnetarët transportojnë thasë me rërë për të ngritur një pengesë pranë Lumit Elba në qytetin Wittenberge të Gjermanisë, 10 qershor 2013.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, takohet me vullnetarët që po përforcojnë një digë në brigjet e Lumit Elba në Wittenberge të Gjermanisë, 10 qershor 2013.

Makinat dalin mbi ujë pas uljes së nivelit të Lumit Danub pranë një firme shitjeje në Fischerdorf të Gjermanisë, 10 qershor 2013.

Një makinë e re Jaguar e mbuluar me baltë në një sallon shitjeje pas rënies së nivelit të ujrave të Lumit Danub në Fischerdorf, 9 qershor 2013.

Vullnetarët dhe ushtarët vendosin thasë rëre për të ndaluar vërshimin e ujrave të Danubit në qytetin Szentendre të Hungarisë, 9 qershor 2013.

Një vullnetar duke pushuar në Nagymaros në perëndim të Budapestit, Hungari, 8 qershor 2013.

Banorët duke u transportuar me traktor në fshatin Niederalteich të Bavarisë lindore, Gjermani, 6 qershor 2013.

Një çift duke ecur në një rrugë afër një shtëpie të përmbytur në qytetin Pirna në lindje të Gjermanisë, pranë Lumit Elba, 4 qershor 2013.