Forcat siriane hapën zjarr ndaj protestuesve të cilët sërish sot dolën duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Bashar al Assad.
Grupet e të drejtave të njeriut dhe aktivistët thonë se forcat e sigurisë goditën ndaj demonstruesve në zonat periferike të Damaskut, provincën Dara dhe qytetin Deir Ezzor. Ata thanë se të paktën dy njerëz u vranë.
Ndërkaq, Siria thotë se po heton mbi sulmin e djeshëm ndaj një karikaturisti të njohur, i cili satirizonte me veprat e tij politikën aktuale.
Ali Ferzat u rrëmbye dhe u keqtrajtua nga njerëz të cilët e hodhën më pas në një rrugë pranë Damaskut. Aktivistët thonë se ai është sulmuar nga forcat e sigurisë. Media shtetërore i cilësoi si “njerëz me maska” autorët e këtij incidenti.