Forcat kryengritëse në Libi thonë se kanë siguruar fitore në Misrata

  • Zëri Amerikës

Forcat kryengritëse në Libi thonë se kanë siguruar fitore në Misrata

Forcat kryengritëse në Libi thonë se kanë siguruar fitore në qytetin-port të Misratës, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve e Bashkuara Ban Ki Mun i bëri sot thirrje qeverisë libiane t’i ndalë sulmet dhe të lejojë kalimin e ndihmave humanitare tek civilët në nevojë.

Forcat kryengritëse thanë se i kanë detyruar me luftime të rënda forcat e Kadafit të tërhiqen rreth 15 kilometra larg Misratës.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të luftimeve në Libi. Zoti Ban tha sot në një konferencë shtypi në Gjenevë se i kishte telefonuar kryeministrit libian Ali al Mahmudi dhe i kishte kërkuar ndalimin e luftimeve, si dhe të lejonte hyrjen e punonjësve të Kombeve të Bashkuara në Libi.