Forcat qeveritare libiane qëllojnë me raketa katër cisterna nafte në Misrata

  • Zëri Amerikës

Forcat qeveritare libiane qëllojnë me raketa katër cisterna nafte në Misrata

Forcat qeveritare libiane sulmuan me raketa katër cisterna të mëdha nafte në Misrata, duke shkatërruar burimin e vetëm të karburantit në këtë qytet. Misrata është qyteti i fundit në pjesën perëndimore të vendit që mbahet nga kryengritësit.

Ky qytet port ndodhet nën bllokadën e forcave qeveritare prej më shumë se dy muajsh. Dje, Libia kritikoi ashpër një plan ndërkombëtar për t’u dërguar kryengritëseve dhe civilëve miliona dollarë ndihmash.

Zëvendësministri i Jashtëm Khaled Kaim tha se Libia është shtet sovran dhe se përdorimi i këtyre fondet për qëllimet e planifikuara nuk është gjë tjetër veçse “pirateri në mes të detit”.

Të enjten, Grupi i Kontaktit për Libinë i përbërë nga 22 vende, ra dakord për ngritjen e një fondi që do të ndihmonte opozitën libiane të furnizonte zonat nën kontrollin e saj me benzinë, ushqime, ilaçe dhe materiale ushtarake.