Kosova bëhet me qeveri

Your browser doesn’t support HTML5

Parlamenti i Kosovës zgjodhi sot me 73 vota pro, 38 kundër dhe dy të paanshme qeverinë e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa. Votimi i sotëm i dha fund boshllëkut institucional që mbretëroi në Kosovë që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të tetë qershorit.