Ulqin, fotoekspozitë e doganës së Tivarit nga viti 1928

  • Ali Salaj

Your browser doesn’t support HTML5

Arkiva e Ulqinit hapi ekspozitën fotodokumentare “Zyra Doganore e Tivarit, dokumentacioni për lejekalimet dypronsore nga viti 1928”. Për herë të parë në ekspozitë prezantohen dokumente dhe fotografi që dëshmojnë për aktivitetin gjatë periudhës mes dy luftrave botërore në zonën kufitare midis Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ekspozita dëshmon për banorët e brezit kufitar përgjatë Liqenit të Shkodrës dhe Lumit Buna si dhe shkëmbimet psa funksionalizimit të pikave kufitare midis dy vendeve.