Policia franceze ndalon të dyshuar si terroristë

Prokurori i Parisit i tha gazetarëve sot se ndalimi i 12 të dyshuarve si militantë radikalë islamistë u krye pas “një zhvillimi të rëndësishëm“
Policia franceze ka bërë të mundur brenda për 24 orëve të fundit ndalimin e një grupi terrorist të dyshuar, mbasi gjeti materiale për prodhimin e bombave në një vend parkimi të mbyllur në rrethinat e Parisit.

Prokurori i Parisit Francois Molë u tha gazetarëve sot se ndalimi i 12 të dyshuarve si militantë radikalë islamistë u krye mbas “një zhvillimi të rëndësishëm“ në hetime sipas fjalëve të tij.

Përpara kësaj deklarate, po sot zoti Molë tha se gjatë natës u arritën të kapeshin në rrethinën e Parisit Torcy disa pajime, mes tyre nitrat kaliumi, sulfur, si dhe elementë të tjerë që përdoren për prodhimin e pajisjeve shpërthyese.

Ai tha se policia zbuloi mes të tjerash edhe dy armë, mbas një informacioni të dhënë nga një prej të ndalurve si të dyshuar si ekstremistë islamikë.