Gjermani: Arrestohet një i dyshuar për ekstremizëm

Në Gjermani, policia dhe prokurorët thanë sot se kanë arrestuar në Berlin një person të dyshuar si anëtar i një organizate ekstremiste.

Sipas policisë së Berlinit, 27-vjeçari që thotë se është nga Siria, u arrestua mbrëmë i dyshuar si anëtar i grupit militant Shteti Islamik.

Personi në fjalë, i cili jeton në Gjermani që nga viti 2015, pritej të dilte sot para një gjyqtari për të përcaktuar nëse ekzistojnë prova të mjaftueshme për të mbajtur më gjatë në paraburgim.