Tensione të reja Gjermani -Turqi - BE

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë theksoi nevojën për normalizimin e atyre që ai i cilësoi marrëdhënie “tepër të tensionuara” me Turqinë. Këto komente ai i bëri në Bruksel, ku po zhvillohet një takim i ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian.

Sigmar Gabriel ju përgjigj me sekpticizëm thirrjeve të disa homologëve të tij europianë për të shqyrtuar rregulloret dhe standartet e BE-së për prezantimin e fushatave nga politikanët e huaj.

Një element qendror në tensionet e tanishme janë planet që ministrat e qeverisë së Tuqisë të zhvillojnë fushatë në Gjermani dhe në Holandë, për një refrendum të ri kushtetues që do t’i jepte presidentit Recep Tayyip Erdogan kompetenca të reja.

Zoti Gabriel tha se “çdo vend ka opinionin e vet dhe se në Gjermani ekziston një situatë e qartë ligjore”; ai shtoi se “kryesore është që gjithësecili të shfrytëzojë mundësitë që ka për të siguruar rikthimin përsëri tek një marrëdhënie disi normale.”

Kancelari austriak Christian Kern tha të dielën se politikanët turq duhet të mos lejohen të zhvillojnë fushatë në vendet e Bashkimit Europian.

Kern mbështeti vendimin që morën javën e kaluar disa qytete gjermane për të anuluar aktivitetet e fushatës për referendumin turk.

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë Miroslav Lajcak, tha se debati për Turqinë thekson mungesën e rregulloreve të BE-së për lejimin e mitingjeve nga politikanët e vendeve jo-anëtare.

Shefi i Personelit i kancelares gjermane Angela Merkel's, Peter Altmaier, i dënoi komentet e presidentit turk, duke e akuzuar Gjermaninë për “praktika naziste”, një ditë pasi një zyrtar lokal nuk e lojoi një ministër turk të fliste në një miting në Gjermani.

Altmaier i cilësoi komentet e zotit Erdogan “plotësisht të papranueshme”.