Gjenerali pakistanez: Ushtria mund t’i kryejë operacionet pa nevojën e ndihmës nga jashtë

  • Zëri Amerikës

Gjenerali pakistanez: Ushtria mund t’i kryejë operacionet pa nevojën e ndihmës nga jashtë

Një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze tha se vendimi amerikan për të pezulluar 800 milionë dollarë ndihma ushtarake për Pakistanin nuk do të ndikojë në operacionet e ushtrisë. Gjenerali Athar Abaz, tha sot se ushtria mund t’i kryejë operacionet e saj pa patur nevojë për ndihmë nga jashtë.

Dje shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë, William Daley, tha se ndërsa Pakistani ka qënë një aleat i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit, ky vend ka ndërmarë disa hapa që e detyruan Washingtonin të ndërpresë një pjesë të ndihmës ushtarake.

Zyrtari i lartë nuk dha hollësi të tjera. Por zyrtarë të tjerë amerikanë janë cituar të kenë thënë se ndërprerja e ndihmës bëhet në përgjigje të vendimit të Pakistanit për të dëbuar usshtarakët amerikanë që stërvisnin ushtrinë pakistaneze dhe për të vendosur kufizime vizash për personelin amerikan. Analistët thonë se pezullimi i ndihmave po ashtu synon të shtojë trysninë mbi ushtrinë pakistaneze për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër ekstremistëve.