Gjykata britanike refuzon të ekstradojë një ish udhëheqës të myslimanëve të Bosnjes

  • Zëri Amerikës

Gjykata britanike refuzon të ekstradojë një ish udhëheqës të myslimanëve të Bosnjes

Një gjykatë britanike nuk pranoi të ekstradonte ish-udhëheqësin boshnjak të luftës, Ejup Ganiç në Serbi, ku kërkohet për krime lufte.

Ganiç, një ish-anëtar i presidencës së Bosnjës në kohën e luftës, u arrestua para disa muajsh në Londër me kërkesën e autoriteteve serbe. Ai akuzohet se ka autorizuar një pritë në vitin 1992 ndaj një autokolone të ushtrisë të ish-Jugosllavisë ndërsa tërhiqej nga Sarajeva. Serbia thotë se mbi 40 trupa u vranë.

Sot, një gjykatës britanik tha se avokatët serbë nuk kishin paraqitur të dhëna të reja të besueshme që ta bënin të mundur ekstradimin. Ai gjithashtu akuzoi Beogradin se e kishte përdorur procesin gjyqësor për synime politike dhe tha se Ganiç do të lirohej së shpejti.

Prokurorët serbë thonë se do ta apelojnë vendimin.