Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, tha të mërkurën se është e domosdoshme që të përmbyllet procesi i ngritjes së Gjykatës së Posaçme për krime lufte para se parlamenti të shkojë në pushime. Ai i bëri këto komente pas një takimi me grupin parlamentar të partisë së tij, votat e deputetëve të së cilës, ishin vendimtare për dështimin e parlamentit që të miratojë ndryshimet kushtetuese që mundësojnë ngritjen e gjykatës.
Your browser doesn’t support HTML5
Gjykata e Posacme