Gjykata ruse refuzon lirimin me kush të Mikhail Kodorkovskit

  • Zëri Amerikës

Gjykata ruse refuzon lirimin me kush të Mikhail Kodorkovskit

Një gjykatë e Rusisë ka refuzuar kërkesën për lirimin me kusht të ish manjatit të naftës Mikhail Khodorkovski sepse avokatët e tij nuk paraqitën dokumentet e nevojshme.

Khodorkovski dhe partneri i tij i biznesit, Platon Lebedev, kërkuan zyrtarisht lirimin me kusht javën e kaluar, pasi kanë kryer më shumë se gjysmën e dënimit me burg prej 13 vjetësh. Por gjykata tha se nuk mund të merret asnjë vendim për këtë dhe se përgjigja për kërkesën e tyre do t’u kthehet avokatëve të Khodorkovskit.

Khodorkovski dhe përkrahësit e tij thonë se të gjitha akuzat kundër tij kanë qënë të motivuara politikisht, sepse ai ka mbështetur politikanë që kundërshtojnë ish presidentin që tani mban postin e kryeministrit, Vladimir Putin.

Javën e kaluar, Gjykata Evropiane e Apeleve i dha urdhër Rusisë t’i paguajë Khodorkovskit 35 mijë dollarë si dëmshpërblim.