Greqi, dy bomba në zarfa postarë

  • Zëri Amerikës

Greqi, dy bomba në zarfa postarë

Policia në Greqi ka arrestuar dy persona që kishin dy bomba në zarfa poste, që kishin adresën e Presidentit francez Nikola Sarkozi dhe ambasadave perëndimore në Athinë.

Policia tha se një nga burrat e arrestuar ishte një i dyshuar si anëtar i grupit guerrilas grek “Celulat e komploteve me armë zjarri”. Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë së lajmeve Reuters se autoritetet nuk besojnë që incidenti të ketë lidhje me Al Kaidën. Një grua që punonte në një kompani private postare u plagos lehtë kur një nga bombat, zarfi i së cilës kishte adresën e ambasadës meksikane, i shpërtheu në duar.

Policia tha se të arrestuarit kishin zarfe të tjerë me bomba, një prej të cilëve me adresën e presidentit francez Sarkozi. Një tjetër zarf kishte adresën e ambasadës së Belgjikës dhe një i katërt, në adresë të ambasadës holandeze, u gjet në një tjetër kompani postare. Të arrestuarit me moshë 22 dhe 24 vjeç, thuhet se kishin revole, mbanin paruka dhe kishin veshur jelekë antiplumb.