Greqi, sindikatat në grevë, protestojnë ndaj reformës së pensioneve

  • Zëri Amerikës

Në Greqi, sindikatat kanë organizuar sot një tjetër grevë, si protestë ndaj votimit në Parlament të ligjit të reformës së pensioneve, në kuadrin e masave të rrepta qeveritare në kushtet e krizës ekonomike. Policia greke tha se mbi 10 mijë vetë demonstruan sot në Athinë, ndërsa 5 mijë të tjerë marshuan në Selanik. Shumica e fluturimeve sot u anuluan dhe transporti publik në Greqi u pezullua. Spitalet ishin të hapura vetëm për raste emergjente. Parlamenti grek e planifikoi për sot votimin për uljen e pensioneve dhe rritjen e moshës së pensionit, një nga kushtet për marrjen e ndihmës ekonomike prej 139 miliardë dollarësh nga BE dhe FMN për Greqinë. Deputetët e miratuan paraprakisht reformën e pensioneve në një votim që patën dje, për të parë se sa mbështetje gëzonte plani.