Viktimë nga të ftohtët pranë kufirit Greqi-Turqi

Policia në një rajon të Greqisë që kufizohet me Turqinë thotë se një person ka vdekur nga hipotermia në një rrugë që përdoret nga kontrabandistët e emigrantëve, megjithë temperaturat nën zero.

Autoritetet thanë se trupi i personit u zbulua të hënën i varrosur në dëborë pranë një fshati grek. Mendohet se ai ka vdekur gjatë fundjavës.

Ky është personi i dytë që gjendet i vdekur nga të ftohtët në më pak se dy javë. Një tjetër vdiq nga hipotermia në të njëjtën zonë, më 3 janar.

Autoritetet greke kanë njoftuar për një rritje kohët e fundit të numrit të njerëzve që përpiqen të arrijnë në Evropë, duke shmangur paraburgimin në ishujt grekë dhe duke kaluar një lumë që ndan Turqinë me Greqinë.