Grevë e ish të dënuarve politikë

Një grup ish të dënuarish politikë të regjimit komunist nisën sot një grevë urie, duke kërkuar dënimin e figurës së diktatorit Enver Hoxha dhe dëmshpërblimet e burgimit të tyre të padrejtë.

Ata thanë se greva është pa afat, dhe në nisje të saj u përplasën me forcat e rendit. Ndërkaq, zëvendës-ministrja e mirëqenies sociale, tha se po përpiqet të përshpejtojë dëmshpërblimet, në krye të të cilave janë gratë dhe ish të burogsurit e moshuar.

Your browser doesn’t support HTML5

Greva e të përndjekurve