Grupi i piraterisë së kompjuterave Anonimët, që fajësohet për një numër sulmesh virtuale në Kinë javën e kaluar, thotë se do të vazhdojë të vërë në shënjestër faqe qeveritare interneti në shenjë proteste ndaj censurimit të internetit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut.
Anonimët e Kinës pretendojnë se kanë hyrë në qindra faqe qeveritare dhe tregëtare këtë muaj dhe javën e kaluar pati disa njoftime për ndryshimin e faqeve të internetit në vend.
Mes atyre faqeve, që sot dukeshin se funksionin në rregull, ishte edhe faqja kryesore e distriktit të biznesit Chengdu.
Agjencia Reuters citon një pjesëtar të grupit Anonimët të thotë se dega e Anonimëve në Kinë përbëhet nga 10-12 vetë, shumica jashtë Kinës. Ai shton se grupi ka qindra përkthyes që punojnë për të hyrë piratisht në faqet e internetit të Kinës.