Kolera në Haiti: Numri i të vdekurve pritet të rritet

  • Zëri Amerikës

Kolera në Haiti: Numri i të vdekurve pritet të rritet

Zyrtarë ndërkombëtarë të shëndetësisë thanë se presin që numri i të prekurve nga kolera në Haiti të rritet.

Organizata Botërore e Shëndetsisë tha se qeveria haitiane ka konfirmuar 259 të vdekur dhe 3,300 infektime. Sipas saj, rastet e dyshuara po hetohen në zona të tjera të vendit, përfshirë edhe pjesën perëndimore, ku ndodhet edhe kryeqyteti Port-o-Prins.

Organizata Pan Amerikane e Shëndetsisë, një zyrë rajonale e OBSH-së, tha se numri i rasteve me kolerë mund të jetë më i lartë, pasi 75 për qind e njerzve të prekur nuk kanë simptoma. Kjo organizatë thotë gjithashtu se është gati e sigurtë që numri aktual është më i ulët.

Zyrtarët e shëndetësisë kanë frikë se kjo sëmundje, që është përqëndruar kryesisht në pjesën qendrore të Haitit, mund të përhapet në kampet plot me njerëz e pa kushte sanitare në Port-o-Prins, ku jetojnë qindra mijëra të mbijetuar nga tërmeti i janarit.