Haradinaj: tarifat mbeten në fuqi derisa Serbia ta njohë Kosovën

  • Leonat Shehu

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha të enjten, se taksa ndaj prodhimeve serbe do të mbetet në fuqi dhe do të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se vendimi i qeverisë së tij, që nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit, por edhe kundërtshtimin e fuqive perëndimore, është vendim i shtetit të Kosovës, që nuk kishte rrugë tjetër për t’iu kundërvënë Serbisë dhe theksoi se tarifat nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve serbë.

Your browser doesn’t support HTML5

Haradinaj komenton për tarifat ndaj Serbisë