Hong Kong, studentët të zhgënjyer nga bisedimet

Studentët protestues në Hong Kong kanë shprehur zhgënjim lidhur me bisedimet me zyrtarët qeveritarë, duke thënë se autoritetet nuk morën në shqyrtim shqetësimet e tyre kryesore.

Udhëheqësi i Federatës së Studentëve të Hong Kongut Lester Shum thotë se ndjehet i shokuar që qeveria vazhdon t’u kërkojë studentëve të pranojnë politikat e Pekinit për zhvillimin e zgjedhjeve.

Në deklaratën para fillimit të bisedimeve, sekretarja e kabinetit Carrie Lam u kërkoi protestuesve të shpërndahen, duke i quajtur veprimet e tyre përçarëse dhe pengesë për dialogun konstitucional.

Zonja Lam, personi numër dy në strukturat drejtuese të Hong Kongut tha se ky territor nuk është vend i pavarur dhe nuk do të vendosë strukturën zgjedhore.

Udhëheqësit e studentëve kanë thënë se protestat e tyre nuk do të ndalen, nëse qeveria nuk anulon vendimin për të kontrolluar biografinë e kandidatëve.