Fillon shkarkimi i hidrocentraleve

  • Pëllumb Sulo

Your browser doesn’t support HTML5

Tre hidrocentralet e Kaskadës së Lumit Drin kanë nisur shkarkimin e ujërave të tepërta, në përpjekje për të mbrojtur digat nga dëmtimet e mundëshme. Gjatë paradites së sotme, Hidrocentrali i Vaut të Dejës hapi portën e tunelit të shkarkimit, duke derdhur më shumë se 500 metër kub ujë në sekontë. Për momentin, sipas specialistëve të hidroenergjitikës, zona fushore e Nënshkodrës nuk rrezikohet nga shkarkimet e detyruara të tre hidrocentraleve të Kaskadës.

Your browser doesn’t support HTML5

Fillon shkarkimi i hidrocentraleve në Shqipëri