Dy të vrarë në Nju Jork pranë ndërtesës Empire State

Dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri pranë ndërtesës Empire State në Nju Jork. Personi përgjegjës ishte pushuar nga puna në një biznes lokal dhe qëlloi për vdekje një ish kolegun e tij para se të vritej nga policia.

Komisioneri i policisë së Nju Jorkut, Ray Kelly u tha gazetarëve se personi në fjalë, 53-vjeçari Jeffrey Johnson, ishte një "punonjës i pakënaqur", i cili u shkarkua nje vit më parë nga një kompani e veshjeve për gra që ndodhet pranë ndërtesës Empire State, dhe se ai qëlloi viktimën e tij 41 vjeçar në kokë me një pistoletë dore të kalibrit 0,45.

Zoti Kelly tha se Johnson u përpoqën të largohen nga skena, por një punëtor ndërtimi në zone njoftoi dy oficerë policie që e ndoqën personin e armatosur , e qëlluan dhe e vranë, kur ai drejtoi armën mbi ta.

Shefi i policisë dhe kryebashkiaku Michael Bloomberg thanë se nëntë persona të tjerë - dy gra dhe shtatë burra - u plagosën në këtë incident, dhe disa mund të ketë qenë goditur aksidentalisht me armë zjarri nga policia. Zoti Bloomberg tha se asnjë nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetën.




Ndërtesa Empire State:

Adresa 350, 5th Avenue, Nju Jork

Ka 103 kate dhe është 443 metra lartë megjithë kullën e transmetimit

Për ndërtimin e saj u deshën 1 vit e 45 ditë

Ndërtimi filloi në vitin 1929, taraca për vizitorët u hap më 1931

Ndërtesa kushtoi 41 milionë dollarë