Tërmet 6,9 ballësh në Indonezi

Një tërmet me magnitudë 6.9 ballë goditi të dielën ishullin indonezian të Lombokut, vetëm disa orë pasi një tjetër tërmet prej 6.3 ballësh tronditi ishullin. Tërmeti u konfirmua nga Instituti Gjeologjik amerikan.

Tërmeti shkaktoi rrëshqitje të dheut dhe i detyroi banorët të largoheshin; nuk k patur njoftime për të vdekur.

Tërmetet e ditës së dielë ndodhën dy javë pas një tjetër tërmeti në të njëjtin ishull, që la më tepër se 400 të vdekur.