Institucionet e Kosovës nderojnë Senatorin Bob Dole

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë, parlamenti hapi punimet e së hënës me një minutë heshtje në nderim të ish senatorit Bob Dole, që ndërroi jetë një ditë më parë. Udhëheqës institucionesh vunë kurora lulesh te busti i ish senatorit Dole që është ngritur vitin e kaluar në një nga rrugët kryesore të Prishtinës.