Hoxhaj: mungesa e burimeve njerëzore dhe reforma

Në një intervistë për “Zërin e amerikës” Dr. Andi Hoxhaj, thotë se megjithë pritshmëritë e mëdha, reforma në sistemin e drejtësisë në Shqipëri vështirë se do t’ia dalë të largojë të gjithë të korruptuarit nga sistemi i drejtësisë. Një nga arsyet sipas tij është mungesa e burimeve njerëzore. Sipas ekspertit për çështje të politikave evropiane, Shqipëria ka investuar, por jo aq sa duhet, për të garantuar burime të reja njerëzore, të cilët do ta nisnin punën në sistem pa një të shkuar të diskutueshme.

Prej 3 vitesh Dr. Andi Hoxhaj është pedagog në Universitetin “Warwick” të Britanisë së Madhe. Ai ndodhet në Shtetet e Bashkuara në kuadër të një angazhimi profesional që parashikon kërkime pranë institucioneve të tilla, si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, mbi rolin e tyre për të përmirësuar politikat kundër korrupsionit.

Your browser doesn’t support HTML5

Intervistë me Dr. Andi Hoxhaj