10 të vrarë në gjatë protestave në Irak

Policia irakiane dje shpërndau një protestë të myslimanëve të sektit suni në një kamp në perëndim të Bagdadit, duke shkaktuar luftime në të cilat u vranë të paktën 10 njerëz.

Autoritetet kanë thënë se kampi pranë Ramadit po bllokonte një rrugë dhe duhej hequr. Më shumë se 40 anëtarë të parlamentit irakianë që i përkasin sektit mysliman suni dhanë dorëheqjen në shenjë proteste ndaj veprimeve të policisë.

Po dje, në tre shpërthime të ndryshme në Bagdad u vranë të paktën shtatë vetë. Dhuna mes qeverisë së Irakut të udhëhequr nga myslimanët e sektit shiite dhe shumicës suni ka vrarë mijëra njerëz gjatë vitit 2013 dhe ka ngritur frikën e shpërthimit të një lufte civile në Irak.

Anëtarët e sektit suni, që kanë qeverisur Irakun nën regjimin e Sadam Huseinit, thonë se shiitët i kanë margjinalizuar ata politikisht dhe po injorojnë nevojat e tyre.

Zyrtarët irakianë akuzojnë myslimanët e sektit suni për mbështetje të Al-Kaidës.